Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar ndalimin e peshkimit në Liqenin e Shkodrës, për një periudhë dy mujore, shkruan newsbomb.al. Urdhri mban datën 1 prill 2022 dhe ndalon gjuetinë deri më datë 31 maj 2022, për treg dhe për konsum privat.
Përjashtim sipas urdhrit të firmosur nga Frida Krifca bën vetëm ngjala, e cila lejohet të peshkohet vetëm me grepa nga subjektet e pajisura me leje peshkimi nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit të liqenit të Shkodrës, siç është parashikuar në Planin e Menaxhimit të Ngjalës.
Ndalimin e peshkimit me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin e qëllimtë dhe hedhjen në treg ose për konsum të të gjitha llojeve të peshqve në liqenin e Shkodrës, nga data 1.4.2022 deri më 31.5.2022, me përjashtim të ngjalës e cila lejohet të peshkohet vetëm me grepa nga subjektet e pajisura me leje peshkimi nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit të liqenit të Shkodrës, siç është parashikuar në Planin e Menaxhimit të Ngjalës.
Ndalimin e peshkimit me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin e qëllimtë dhe hedhjen në treg ose për konsum të gjuhcës (cironkës)–Alburnus Albidus Alborellanë liqenin e Shkodrës, për periudhën 1.4.2022 deri më 31.7.2022.
Për periudhën 1.6.2022 deri më 30.6.2022, ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën bregliqenore prej 300 m nga bregu.