“Nuk ka strategji për fëmijët me aftësi ndryshe”, Vokshi e Pampuri në terren:”Qeveria nuk ka plan,nuk ka strategji!”

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësueset e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Oriola Pampuri, ishin në Berat, ku u takuan me prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.

 

Sipas tyre, “nxënësit me aftësi të kufizuara dhe me probleme shëndetësore kronike në Berat nuk kanë marrë asnjë informacion se si do të rikuperojnë dijet pas mbylljes së shkollave nga Covid – 19”

“Nuk kemi asnjë të dhënë se si do të rikuperohet mësimi i vitit të shkuar. Nuk na kanë informuar se ku do të shkojnë këtë vit shkollor dhe çfarë masash do të merren”, iu thotë një prind përfaqësuesve të PD.

Ndërsa një tjetër prind i një djali 10 vjeç të sëmurë me epilepsi dhe autizëm tha se në shkollën e fshatit ku jetojnë në Berat ka bërë kërkesë për mësues ndihmës, por ende nuk ka një përgjigje.

“Qeveria ashtu sikurse veproi për pandeminë, ose tërmetin, nuk ka plan, nuk ka strategji, nuk ka buxhet për të siguruar kushte të nevojshme për të respektuar protokollin e sigurisë”, tha Albana Vokshi pas takimit me prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta.

“Për këta fëmijë kërkohen më tepër masa shtesë. Për këta fëmijë nuk flitet. Këta fëmijë janë inekzistent për këtë qeveri. Nuk ka mësues ndihmës, çfarë do të bëhet me fëmijët që kanë nevojë për këta mësues ndihmës. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të kontraktuar mësues shtesë. Nuk kanë specialistët e nevojshëm, logopedistët apo specialistë të fushave të tjera që nevojiten për një shëndet më të mirë”, tha Vokshi.

Oriola Pampuri tha se nuk është dhënë asnjë informacion se sa ishte efektiv mësimi online për këta fëmijë me nevoja të veçanta.

“Nuk kemi asnjë strategji se si këta prindër do të çojnë fëmijët e tyre më datë 14 shtator. Ministrja e Arsimit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Edi Rama bëjnë vetëm shoë për propagandë”, tha Pampuri.

 

Zjarr Tv Ad