Kryeministri Edi Rama ka përmbyllur fjalën e tij në konferencën online ku mori pjesë në kuadër të “Open Balkan”. Në fund të fjalës së tij, moderatori i konferencës e quajti Ramën “kampioni i Open Balkan” dhe kjo ka sjellë duartrokitje në parlamentin e Beogradit.
Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për presidentin serb Aleksandër Vuçiç i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Moskë. Kryeministri shqiptar tha se nuk e kishte dëgjuar asnjëherë Vuçiç-in që të fliste keq për Kosovën. Ndërsa në konferencë, presidenti serb zëvendësohej nga kryeministrja serbe Ana Bërnabiç dhe zv.kryeministri.
Në konferëncë, Rama dhe përfaqësuesi i SHBA, Gabriel Escobar kanë marrë pjesë onlin. Escobar tha se që kjo nismë të kishte sukses duhet të merrte pjesë në “Open Balkan” secili prej 6 shteteve. (/Faxweb)