“Nuk kemi luksin të bëjmë tangërllik”- Jorida Tabaku ngre shqetësimin për menaxhimin e fondeve të BE: Në 8 vite koordinatori i IPA u ndryshua 4 herë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në Parlament ka ngritur shqetësimin për menaxhimin e fondeve të BE në përgjithësi dhe të IPA-s në veçanti.

Në fjalën e saj në Kuvend, Tabaku u shpreh se qeveria ka ndryshuar strukturën e menaxhimit të fondeve. Sipas saj, është shndërruar në një drejtori zyre pranë kryeministrisë nen drejtimin i Ilir Beqajt.

Tabaku theksoi se në 8 vite koordinatori i fondeve IPA është ndryshuar 4 herë, kjo sipas saj sjell mos thithjen e fondeve të BE.

“Kam ngritur me shqetësim faktin që qeveria ka ndryshuar strukturat për menaxhimin e fondeve të donatorëve. Ka ndryshuar koordinatorin e IPA nga ish-kryenegoaciatori, në një drejtori zyre të re në kryeministri tek zoti Ilir Beqaj. Nuk dua të merrem me integritetin e tij, duhet t’ja lëmë drejtësisë.

Dua të merrem më shumë me strukturën që ka ngritur qeveria shqiptare. Për mua e copëzojnë procesin, duke krijuar më shumë vështirësi. Për herë të parë në këto vite, qeveria shqiptare e ka ndryshuar 4 herë në 8 vite koordinatorin e IPA

Kjo ka sjellë problem në përthithjen e IPA-s. Ne nuk mund të lejojmë që fonde të tilla të mos përfitohen.

Qeveria shqiptare ka aftësinë që një në dy euro të BE ti marrë ti absorboje dhe të zbatojë projekte. Kjo aftësi kaq e ulët për të përthithur fondet IPA në një situatë kaq të vështirë, kur ne i lutemi BE për rindërtimi, pandemine etj., tregon mosgatishmërinë e qeverisë shqiptare për të ngritur strukturë transparente.  Sot ndodhemi në një situatë të vështirë ekonomike”, tha Tabaku.

Jorida Tabaku theksoi gjithashtu se në kushtet e një krizë ekonomike, Shqipëria nuk ka luksin të refuzojë fondet e BE.

“A kemi luksin ne të bëjmë tangërllik dhe ti refuzojmë fondet e BE dhe mos pranojmë atë që na vjen në mënyrë të natyrshme si pjesë e procesit të aderimit. Sot strukturat duhet të ishin të akredituara dhe të gatshme për të thithur këto fonde, ndërkohë që ne jemi në një situatë kur këto janë në proces e sipër rregullimi dhe akreditimi, janë duke u marrë më bën apo nuk bën Ilir Beqja”, u shpreh deputetja e PD.

Zjarr Tv Ad