“Nuk kemi më nevojë për ju”, FSK-ja dhe zjarrfikësit kthehen në Kosovë pas ndihmës në Shqipëri

0
227
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve janë kthyer mbrëmë në Kosovë pasi ndihmuan autoritetet e Shqipërisë në shuarjen e zjarreve në zonën e Kukësit.

Këtë e ka konfirmuar komandanti i kontingjentit të FSK-së, Petrit Loxha, i cili ka thënë se institucionet e Shqipërisë kanë konfirmuar se nuk kanë më nevojë për ndihmën e ekipeve nga Kosova.

“Natën e mbrëmshme kemi qenë në zonën e Kukësit te fshati Shën Mëri te vendi i quajtur ‘Maja e Rrupës’ për shkak se gjithë faqja e malit në drejtimin tonë ka qenë e ndezur flakë me vatra zjarri në vende të ndryshme. Në këtë zonë kemi punuar derisa ka lejuar dita dhe kur ta filluar të errësohet kemi vendosur të tërhiqemi, pastaj kemi marrë urdhrin për tërheqje në Kosovë përfundimisht pasi na është kumtuar lajmi se autoritetet shqiptare kanë thënë se e kanë marrë situatën nën kontroll dhe nuk nevojitet më për momentin asistenca jonë”, ka bërë të ditur Loxha.

Zjarr Tv Ad