Nuk liruan ambientet, Bashkia Rrogozhinë padit në prokurori KQZ e KZAZ

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çështja e KZAZ-ve shkon në Prokurori. Është Bashkia e Rrogozhinës ajo që ka paditur sot në prokurorinë e rrethit gjyqësor Kavajë, KZAZ-në nr 43 si dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Shkresa drejtuar organit të akuzës, është firmosur nga kryebashkiaku, i zgjedhuri i PDIU-së, Beqir Nuredini.

Në padi thuhet:  Kallëzim i veprës penale ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim public’ si dhe ‘mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme të parashikuara nga nenet 248 dhe 325 dhe 251 të Kodit Penal.

Kjo padi ka ardhur sepse është konstatuar se pavarësisht kërkesës së Bashkisë për të liruar Pallatin e Kulturës nuk është zbatuar nga KQZ-ja dhe KZAZ-ja. Kërkesa e Bashkisë Rrogozhinë për të liruar ambientet bazohet në dekretin e Presidentit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, në një sërë bashkish në vend është ndërhyrë me forcë për lirimin e ambienteve që përdoren si KZAZ. Gjatë protestave të zhvilluara para KZAZ-ve në Kamëz, Burrel, Berat, Gjirokastër, etj. ka patur konfrontime dhe policia e shtetit ka hedhur gaz lotsjellës.

Më poshtë padia penale e bashkisë Rrogozhinë për KZAZ-në nr 43 dhe KQZ-në.

 

Zjarr Tv Ad