“Nuk lodhem së shkruari për të…”, Fifi flet për partnerin e saj: Adisi është njeriu më i mrekullueshëm që kam takuar

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raci krahas një karrierë të suksesshme muzikore tërheqë vëmendje edhe me jetën e saj private.

Që kur doli nga shtëpia e Big Brother VIP, Fifi ka gjetur dashurinë dhe prej muajsh po shijon një romancë me Adis Patushin.

Dyshja janë pothuajse të pandashëm dhe ai qëndron pranë këngëtares edhe në performancat e saj dhe mbrëmjet muzikore.

Ndërkohë dashurinë që ndjenë për të, krijuesja e hitit “Diell” nuk heziton ta shfaq edhe përmes postimeve të ndryshme.Rëndësinë që Adisi ka për të, Fifi e ka treguar edhe gjatë një pyetësori që këngëtarja ka zhvilluar me fansat në Instagram.

Këngëtarja e pyet nga një fansa se a ndihet e plotësuara me Adisi, teksa Fifi iu përgjigj duke thënë se ai është personi më i mrekullueshëm që ka takuar ndonjëherë.

“Është gjithçka që kam kërkuara në jetë. Adisi është njeriu më i mrekullueshëm që kam takuar.. nuk lodhem duke shkruar për të e as nuk do të lodhem kurrë.. vetëm Zoti ka ditur me ma sjell kapakun e tenxheres time dhuratë. Të dua më shumë se çdo gjë në univers”, ishte përgjigja e Fifit.

Ndryshe, sa i përket muzikës këngëtarja ka paralajmëruar projektin e ri “Trauma” që pritet të publikohet së shpejti.

Zjarr Tv Ad