“Nuk mban më ujë pilafi”/ Habit me deklaratën e tij Spartak Ngjela: Më 6 mars Edi Rama do mbështesë Sali Berishën dhe jo Lulzim Bashën, sepse ka frikë…

0
560
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në një intervistë televizive, avokati Spartak Ngjela deklaroi se më 6 mars, ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore kryeministri Edi Rama do mbështesë Sali Berishën dhe jo Lulzim Bashën.

Sipas Ngjelës, Rama do të bëjë këtë zgjedhje pasi është i trembur nga mbështetja e amerikanëve për kryedemokratin Lulzim Basha.

“Shenjat janë që meqë është i trembur Rama do ia lërë Saliut, por do bëjë gabim se do i kapin. Po e bëri këtë pilafi nuk mban më ujë. Unë gaboj shumë pak. Shenjat janë që do ia lërë Saliut, se nga ky është trembur. Pse do trembesh ti se përkrah Amerika Bashën? Fakti që ajo e mbështet kërkon të shpëtojë PD në një garë normale. Si mund të dalë Saliu në krye të PD. Kim tha se e nxjerr gjithë partinë ‘non grata’. Si mund të dalësh ti kundër kombit tënd? Janë shenjat, nuk fiton Basha tha. Rama duhet të matet mirë, po ndihmoi ‘non gratën’, ata kanë informacion që iu del edhe nga uji. S’ka ç’ti duhet këtij të mbajë krah”, tha Ngjela.

Zjarr Tv Ad