Nuk mbante maskë/ Policia i vë gjobë qytetarit nga Berati/ I revoltuar qytetari shkruan në fletën e gjobës: Poshtë komunizmi

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Që prej ditës së enjte, qeveria vendosi mbajtjen e detyruar të maskës në ambiente të hapura, si një masë për parandalimin e përhapjes së vir*usit. Shumë qytetarë, i janë përgjigjur pozitivisht kësaj mase të re kufizuese, por ka edhe nga ata të cilët, nuk janë dakord për mbajtjen e maskës kur lëvizin nëpër qytet.

I tillë është dhe rasti i një qytetari nga Berati, i cili u kap nga efektivët e policisë, në shkelje duke mosmbajtur maskë, arsye kjo që e gjobitën me një shumë prej 3000 lekësh.

Ajo që bie në sy është se qytetari, tek fleta e gjobës, ka shkruar tek pjesa e sqarimit: Poshtë Komunizmi.

Zjarr Tv Ad