“Nuk mbetet me kaq”, Marsida Qatja tregon bisedën me bashkëshortin e burgosur në Gjermani

0
146
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa ditë më parë, qyteti i Kavajës u trondit nga vrasja e Dritan Haxhollit, i cili mbeti i vrarë nga efektivi i policisë, Bledar Toçi, pas një sherri për shkak të Marsida Qatjas.

Gjatë deklaratave të saj, Marsida pretendoi se ishte e pafajshme, mirëpo ngjarja është ende nën hetimin e policisë.

Në një intervistë për emisionin “Open” në “Top Channel”, Marsida ka treguar bisedën që ka bërë me bashkëshortin që ndodhet në burg në Gjermani.

Ai i ka thënë se do ta zgjidhë vetë situatën kur të vijë, mirëpo tani për tani kërkon të marrë vesh gjithçka që ka ndodhur.

“Ia kam shpjeguar, por ai do të dijë gjithçka dhe pavarësisht besimit që ka tek unë, do të zbardhë gjithçka kur të dalë nga burgu në Gjemani. Kjo gjë nuk mbetet me kaq. Ai do kërkojë sqarime nga të gjithë dhe secilit do i japë atë që i takon.”- u shpreh ajo.

Megjithëse në shtëpinë e saj u gjet kokainë, sipas Marsidës, pas analizave të bëra ajo rezultoi e pastër.

Megjithatë mbetet të presim për të mësuar raportin përfundimtar të ngjarjes nga policia.

Zjarr Tv Ad