‘Nuk më dalin lekët për qerasje’/ Korreshi ‘ankohet’ se nuk mbyll dot qokat me rrogën e deputetit

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për Saimir Korreshin, rroga e deputetit nuk del për të mbyllur qokat tek njerëzit.

Këtë e bëri të ditur vetë Korreshi në emisionin “Ftesë në 5”, ku tha se që në momentin që është bërë deputet, nuk i dalin lekët për të përfunduar qerasjet.

Kjo sepse sipas tij, përveç çmimeve më të larta se në qytetin e lindjes, Lushnjen, atij i duket të ulet shpesh në tavolina me njerëz.

Qëkur u bëra deputet s’po na dalin lekët për të përfunduar qerasjet tani. Ulemi shpesh në tavolina. Ishim mësuar me kafe 60 lekë në Lushnje dhe këtu në Tiranë nuk po na dalin llogaritë. Në Lushnje na duken pak ato të ardhurat që fitojmë, ndërsa këtu në Tiranë nuk bëhet fjalë”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad