Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me çështjen në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin apo jo të tij.
Meta është pyetur nga gazetarja se përse nuk ka shkuar ai vetë në Gjykatën Kushtetuese, por ka dërguar përfaqësuesit e tij, ndërsa Meta e ka quajtur një çështje jo aq të rëndësishme sa Presidenti të shkojë vetë atje.
Ndër të tjera ai u shpreh i sigurt se Presidentin nuk e shkarkon dot njeri.
“Kjo nuk është një çështje kaq e rëndësishme sa Presidenti të shkojë vetë në GJK. Unë kam shkuar në Gjykatën Kushtetuese, për çështjen e Teatrit Kombëtar, për të ndaluar dhunën policore ndaj qytetarëve
Këta të shkarkuarit vendosën të shkarkojnë Presidentin. Nga parlamenti atje, tek parlamenti tani, sa janë deri tani? Janë 40 nga 140. Sot janë 140 nga këta janë 40 që kanë votuar për të shkarkuar presidentin.
GJK ka bërë 70 pyetje për Kuvendin dhe 72 pyetje për mua. Ne kemi kërkuat kohë sepse do i japim përgjigjet me shkrim. Është një proces historik. Ne do përgjigjemi në mënyrën më të përgjegjshme dhe Kushtetuese.
Nuk më shkarkon dot njeri mua. Ju prisni kë të doni unë po them se 72 pyetjet në respekt të popullit shqiptar”tha Meta ndër të tjera në ‘Frontline’.