“Nuk më vjen mirë që një lider shqiptar shpallet non-grata”, Gjiknuri reagon për paralajmërimin që ambasadorja Yuri Kim

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i ftuar në emisionin ‘Drejt’ u shpreh se nuk i vjen mirë që një lider politik në vend është shpallur non grata.

Gjiknuri tha se pastaj në raport me SHBA-të dhe deklaratat e Yuri Kim, është një zgjedhje e demokratëve, nëse do ta marrin riskun e një kryetari që nuk i ka punët mirë me SHBA-të.

“Nuk më vjen mirë që të sanksionohet në një listë një lider politik dhe të shpallet non grata sepse pak lidera kemi pasur në vend. Nuk dua të interpretoj atë që thotë ambasadorja, por ky njeri është i papërshtatshëm për të pasur marrëdhënie me SHBA-të.

Kjo është një zgjedhje e demokratëve pastaj nëse do ta marrin një risk të tillë. Na duhet një opozitë bashkëpunuese kushdo që ta drejtojë atë. Personazhet njihet, mbase mund të ketë edhe personazhe të reja, po nuk mund ta parashikojmë këtë gjë.”, u shpreh Gjiknuri.

Zjarr Tv Ad