“Nuk mjafton vetëm Koka dhe Bllako”, Logu: Të hetohet kryeministri, kishte detyrë të hetonte ligjshmërinë e akteve të firmosura nga vartësit

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu ka dhënë një deklaratë për mediat së bashku me kryetarin e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeajn lidhur me anullimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve.

Logu tha se në bazë të hetimeve, duhet të kryheshin procedura hetimore edhe ndaj kryeministrit Edi Rama pasi ishte detyra e këtij të fundit që të verifikonte ligjshmërinë e akteve të firmosura nga vartësit e tij.

Zyrtari i PD, Marash Logu: Nuk ngarkohet me përgjegjësi vetëm Alqi Bllako por edhe ministri i Financave i cili duhet të jetë gardiani i financave të shtetit.

Kryeministri ka pasur për detyrë të kontrollojë veprimtarinë e akteve që kanë nënshkruar vartësit e tij. Marrja e hetimeve penale ndaj ish ministrit Koka dhe e Alqi Bllakos është hap i mirë por i pamjaftueshëm sepse duhet të merreshin hetime edhe ndaj ministrit të Financave, Arben Ahmentaj, kryeministrit Edi Rama dhe Ëngjëll Agaçit. Gjithashtu përgjegjësia është edhe më e madhe nga ana e kryebashkiakut Armando Subashi i cili nuk ka marrë veprimet e duhura për të kthyer mbrapsht vendimin e Këshillit të Ministrave. Dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, vetëm nga këto veprime, është mbi 160 milionë lekë.

Zjarr Tv Ad