“Nuk mu duk i çmendur”, Breçani tregon për herë të parë se çfarë i tha Gert Shehu pasi goditi Berishën…

0
1391
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka treguar hap pas hapi si është bërë neutralizimi i Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi Berishën rrugës për në protestë.

Ai deklaroi në emisionin “Opinion” se e kanë dërguan të riun në selinë e PD duke pritur mbërritjen e forcave të policisë. Breçani u shpreh se në kamerat e sigurisë ai është kapur duke kryer lëvizje të dyshimta në oborrin e Partisë Demokratike.

“Isha 10 metra larg. Berisha ishte i mbrojtur në të gjithë perimetrin vetëm përpara ku ndodhen gazetarët. Me bodyguardët ka qenë e gjithë zona. Unë isha rreth 10 metra më përtej nën shoqërinë e ish oficerëve të liruar. Kur dëgjuam incidentin u afrova.

Ne reagojmë sepse profesioni na detyron të reagojmë. Kam pasur një goditje pa dashje gjatë ndërhyrjes për ta marrë me vete. Ai edhe kur shtrihet në tokë vazhdon goditjet kundër simpatizantëve të PD.

Kur unë shkova aty e ndërprenë goditjet. Nuk kishte punonjës policie afër. Ne e morëm, njoftuam sallën operative. E dërguam në ambientet e PD. Erdhën punonjësit e policisë së shtetit. I kërkova a ke dokument identifikimi. Nuk kishte as telefon me vete. I tha emër mbiemër.

Më tha bëra atë që duhej bërë. Nuk tha asnjë fjalë kush e ka futur dhe nga ka ardhur. I thashë me kë ke ardhur në protestë. Ishte i prerë. Thoshte duhet të bëja atë që duhej bërë. Nuk mund duk se ishte i çmendur. As telefon asgjë nuk kishte me vete. Nuk foli asnjë fjalë.

Kur erdhi policia nuk e hapi gojën. Ata e vunë në pranga. Policia e kreu normal punën e saj. Detyrimisht policia erdhi me vonesë. Sepse ka një sallë operative. Ambulanca erdhi me punonjës të policisë për të marrë personin.

Për kohën që kam qëndruar në PD, është parë në kamerat e sigurisë ka tentuar edhe në oborrin e PD është sjellë rreth e qark. E ka gjetur pikën e dobët, duke ndërhyrë para gazetarëve. Është i njëjti që ka tentuar të hyjë brenda. Kishte forcë fizike edhe goditjen e ka dhënë të mirë”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad