“Nuk mund të bësh grifshën”- Përplasje mes Tabakut dhe Felajt në Kuvend, ndërpritet seanca parlamentare

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është shoqëruar me debate të ashpra seanca plenare e kësaj të enjteje. Shkak është bërë heqja e fjalës nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj për deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Përplasja ndodhi teksa Tabaku mori fjalën për procedurë, por që iu hoq nga drejtuesja e seancës nën argumentin se po përdorte një gjuhë pa etikë ndaj kolegëve dhe nuk kishte të bënte me procedurën e kërkuar.

Pjesë nga debati:

Tabaku: Zonja drejtuesja e seancës desh t’ju tërheq vëmendjen ju dhe deputetëve të Partisë Socialiste për… (i ndërpritet fjala)

Felaj: Faleminderit zonja Tabaku por nuk jeni në kushtet për t’i tërhequr vëmendjen kolegëve.Kur të mësosh t’u drejtohesh me edukatë të gjithë kolegëve atëherë do ta marrësh fjalën. Sa kohë komunikon pa etikë, nuk mund të grifshën nga aty ku je. Fjalën e ka zonja Hoti.

Ndërkohë që Tabaku kërkoi ndërprerjen e seancës për të bërë ankesë ndaj Felajt për heqjen e të drejtës të fjalës. Kërkesë e cila u pranua.

“Kërkoj dy minuta pushim në emër të  grupit për të bërë ankesë ndaj drejtueses së Kuvendit për uzuprim për të drejtën e të folurës, për fyerjen është në etikën tuaj dhe me sa ju njoh ju mungon dhe nuk ua jap dot unë”, tha Tabaku.

Zjarr Tv Ad