Friday, March 29, 2024
Home Aktualitet “Nuk mund të hesht”, kënga e 18 reperëve kundër padrejtësive po thyen...

“Nuk mund të hesht”, kënga e 18 reperëve kundër padrejtësive po thyen rrjetet sociale

0
194
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk ndodh rrallë të shohësh në një projekt të vetëm muzikor 18 reperë me 18 këngë të ndryshme.

E gjitha kjo ka ndodhur në Turqi në këngën e publikuar në yotube me 5 shtator 2019 që mban titullin “#Susamam”, në shqip “Nuk mund të hesht”.

Videoklipi i realizuar nga 18 reperë turq, u bë një sensacion i rrjeteve sociale.

Klipi gati 15-minuta në 12 orë shënoi më shumë se dy milion klikime. Sot që flasim, 7 shtator 2019, deri në orët e mbrëmjes klipi numëron 11,632,022 klikime.

Në Tëitter, hashtag #Susamam me mbi 300,000 postime ka arritur në krye të diskutimit.

Në video, reperët prekin temat më të nxehta dhe më të dhimbshme për shoqërinë moderne turke: nga kriza siriane me refugjatë dhe dhuna në familje deri te padrejtësitë sociale, protesta në Parkun Gezi në 2013, të drejtat e njeriut dhe fatin e kafshëve të pastreha.

Kritikat ndaj veprimeve të ashpra të qeverisë ndaj gazetarëve, opozitës dhe kujtdo që nuk pajtohet me autoritetet u shpreh si në tekst ashtu edhe në titullin e klipit – ” Nuk mund të hesht”.

Ideja për të xhiruar një klip të tillë i erdhi reperit Şanışer. Sipas planit paraprak, 20 artistë duhej të regjistronin 20 këngë të ndryshme, që më pas duheshin përmbledhur në një klip të vetëm.

Megjithatë në final projekti mblodhi 18 artistë, konretisht:  Şanışer, Fuat, Ados, Hayki, Server Uraz, Beta, Tahribad-ı İsyan, Sokrat St, Ozbi, Deniz Tekin, Sehabe, Yeis Sensura, Aspova, Defkhan, Aga B, Mirac, Mert Şenel, Kamufle.

Bisedimet me ata që vendosën të marrin pjesë në projekt zgjatën dy muaj.

Secili nga interpretuesit regjistroi videon e vet në një temë të rënë dakord më parë, dhe më pas Şanışer i bashkoi.

Doli një mozaik i jetës së sotme në Turqi, një përshkrim i sinqertë i asaj që ndodh dhe që i emocionoi të gjithë.

Zjarr Tv Ad