“Nuk mund të jemi kundër emigrantëve tanë”, Grida Duma mund të votojë Amnistinë Fiskale, por ka një kusht

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate Grida Duma është shprehur se mund të votojë nismën e qeverisë për Amnistinë Fiskale. Nëse është për fëmijët e shqiptarëve, tha ajo, mund t’i bashkohet votave të socialistëve, por kjo nuk është e specifikuar.

Sipas Grida Dumës, qëllimi i nismës së propozuar nga Edi Rama nuk bëhet për emigrantët por për të ashtuquajturit investitorë strategjikë. Ky është “kushti” i saj, pasi theksoi se edhe ndërkombëtar janë kundër kësaj nisme.

“Ne kemi takime të shpeshta me ndërkombëtarët, shqetësimet e tyre na i kanë bërë të ditura, që amnistia fiskale është në dëmtim të Shqipërisë, në rrugën e integrimit dhe për vendin. Kjo është ajo që na kanë prezantuar. Ne duhet të na paraqitet ky draft i famshëm, të cilin FMN-ja e ka kthyer mbrapsht duke thënë se ajo që na është paraqitur ka probleme të mëdha.

Në dijeninë time, këto janë biseda në korridore, i është kërkuar qeverisë që të ripërcaktojë termat e referencës për amnistinë.

Në qoftë se e ka vërtetë për paratë e emigrantëve të cilat duhet të investohen në Shqipëri, sepse ata që kanë punuar në punë të zezë, nuk kanë pasur mundësi t’i legalizojnë në vendin e tyre, ne nuk mund të jemi kundër emigrantëve tanë. Por drafti nuk është për ata, është për pika të errëta të investitorëve strategjik.

Në qoftë se bëhet fjalë për fëmijët e shqiptarëve duhet ta shikojmë në letër këtë gjë. Sipas FMN-së nuk është kështu. Në korridoret e politikës flitet se është kthyer drafti mbrapsht. Nuk kemi shkuar ndonjëherë të votojmë një gjë kur e dimë që Amerika dhe Evropa thonë “stop”, besoj se jemi forca që duhet të mbajmë linjën që mbron rrugëtimin evropian të Shqipërisë”, u shpreh Grida Duma në Klan News.

Zjarr Tv Ad