“Nuk mund të tregojmë mikpritje duke dëbuar studentët”, reagon Unioni i Këshillave Studentor për strehimin e afganëve në konvikte: Kërkojmë që…

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Unioni i Këshillave Studentorë ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të strehuar refugjatët afganë në konviktet e Qytetit Studenti.

Përmes një deklarate zyrtare, Unioni thotë se studentët nuk janë lajmëruar për largimin e tyre nga konviktet.

Ajo u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të njoftojë paraprakisht të gjithë studentët dhe të bëjë transparent planin dhe mënyrën se si do menaxhohet situata me afganët.

Postimi i plotë i Unionit të Këshillave Studentore:

Nuk mund të tregojmë mikpritjen duke dëbuar studentët nga banesat  e tyre. UNIONI I KËSHILLAVE STUDENTOR kërkon nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Arsimit dhe Sportit, që sa më parë, të vendosë në dijeni të gjithë studentët për situatën dhe të bëjë transparent planin apo mënyrën me të cilën do të menaxhohet situata afatgjatë në konviktet e “Qytet Studentit”.

Ky terr informativ është i qëllimshëm e i papranueshëm dhe kërkojmë që zgjidhja të mundësohet sa më parë, sepse kjo shërben vetëm për agravimin e situatës dhe përkeqësimin e jetës studentore.

Unioni i Këshillave Studentorë po ndjek me vëmendje situatën e krijuar ditëve të fundit në konviktet e “Qytet Studentit”. Në adresën tonë kanë ardhur shqetësime nga studentë të ndryshëm, të cilët po detyrohen të nxirren jashtë nga dhomat e tyre, pa asnjë njoftim paraprak. Në informacionin që qarkullon nëpër media dhe nga një njoftim që studentët kanë marrë nga kujdestarët e konvikteve, një njoftim ky jo nëpërmjet një shkrese dhe në rrugë ligjore, thuhet se këto konvikte do të strehohen qytetarët që do të vijnë nga Afganistani.

Për ne ky veprim i ndërmarrë nga qeveria dhe Bashkia është totalisht i pa studiuar mirë, jo transparent dhe tërësisht në dëm të studentëve”, shkruan ndër të tjera Unioni.

Ditën e sotme në Shqipëri pritet të mbërrijnë mbi 300 refugjatë afganë të cilët do të strehohen në struktura hoteliere dhe konvikte në Tiranë dhe në Durrës.

Zjarr Tv Ad