Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i PD Sali Berisha, ka kritikuar qeverinë për gjendjen e sistemit arsimor. Ai ka zhvilluar një takim këtë pasdite me ekspertë të arsimit dhe mësues nga gjithë vendi, të cilët i kanë shprehur shqetësimet që kanë në punë.
Gjatë bashkëbisedimit, një mësuese nga Lezha është “përplasur” me Floriana Garon, pasi ka thënë se nuk u jepte njeri fjalën, ndaj dhe mikrofonin e mori “me forcë”. Për të zbutur disi debatin ndërhyri vetë Sali Berisha.
Donika Haxhiaj: Jo në mungesë respekti por desha të them diçka se desha të ja marr mikrofonin në formë pak të dukshme jo ashtu kot. Ne mësuesit, ne të bazës, ne që bëjmë 24 orë mësimi në javë,ne që gjithë pasditen korrigjojmë detyrat nuk na i jep njeri mikrofonin, duhet ta marrim.
Floriana Garo: Më falni nëse mund të perezantoheni.
Donika Haxhiaj: Jam Donika Haxhiaj dhe vij nga Lezha
Floriana Garo: Kjo nuk është e vërtetë, mikrofoni po kërkohet dhe jepet sipas radhës që po kërkohet.
*Ndërhyn Sali Berisha: Florjana e ka në mënyrë figurative
Floriana Garo: Shumë mirë që e morët fjalën, po kështu i bie që e morën të gjithë…