Nuk ndalet Agron Shehaj akuzon Ramën për kompaninë e Portit të Durrësit: E ngre në 1 miliard euro nga hiçi…

0
233
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agron Shehaj publikoi pak më parë ekstraktin historik të regjistrit tregtar të kompanisë “Eagle Hills Real Estate Development” sh.p.k., e cila do të ndërtojë Portin e Durrësit dhe ka një kapital prej vetëm 10000 lekë.

Në postimin e tij në Facebook, Shehaj thekson se “sot Eagle Hills vlen rreth 80 euro, por pasi Parlamenti t’i japë FALAS tokën dhe lejen për të ndërtuar rreth 13.000 apartamente në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar, vlera e kësaj kompanie do kalojë nga 80 euro në rreth 1 miliard euro’.  

Sipas Shehajt, firma e Edi Ramës për faljen e taksave, dhënien e 820 mijë metrave tokë falas dhe leja e ndërtimit, ia rrit vlerën kompanisë nga hiçi në 1 miliardë euro.
Statusi i Shehajt

Vjedhja e Portit të Durrësit nëpërmjet një kompanie të sapo krijuar, pa fonde dhe pa historik është afera korruptive më e madhe e këtij 30-vjeçari.
Rama mashtroi shqiptarët kur tha se në Durrës do investonte kompania gjigande shtetërore Emaar.


”Eagle Hills Real Estate Development” sh.p.k. është e krijuar nga pronarë offshore para 1 viti. Sot “Eagle Hills” vlen rreth 80 euro, por pasi Parlamenti t’i japi FALAS tokën dhe lejen për të ndërtuar rreth 13.000 apartamente në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar, vlera e kësaj kompanie do kalojë nga 80 euro në rreth 1 miliardë euro.


Ky është thelbi i gjithë kësaj afere. Është firma e Edi Ramës për faljen e taksave, dhënien e 820 mijë metrave tokë falas dhe leja e ndërtimit, që ja rrit vlerën kompanisë nga hiçi në 1 miliard euro.
Një kompani, e cila deri para disa muajsh ishte me pronarë të panjohur në ishujt Cayman, ndërsa sot sipas qeverisë është në pronësi të një njeriu të vetëm, kapitalizohet me 1 miliard euro vetëm falë vendimeve të Edi Ramës.


Ky është korrupsioni shtetëror në megaaferën e Durrësit i gatuar përmes negociatave sekrete dhe vizitave të qeveritarëve shqiptarë në Dubai. Sepse në të vërtetë, pas kompanisë që po merr Portin e Durrësit qëndrojnë vetë qeveritarët shqiptarë, të fshehur nëpër guackat offshore. Prandaj po hedhin firmat që t’u grabisin shqiptarëve të paktën 1 miliard euro nga pasuria e tyre publike.

Zjarr Tv Ad