Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet ka rrëzuar kërkesat e PD-së dhe LSI-së për qarkun e Vlorës, për përsëritjen e zgjedhjeve, dhe ka lënë në fuqi tabelën përfundimtare të rezultateve që ishte miratuar më herët nga KQZ.
Të dyja forcat politike të opozitës kishin kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, me pretendimin e manipulimit dhe blerjes së zgjedhësve, por kërkesa e tyre është rrrëzuar, për shkak se sipas KAS mungonin provat.
Më herët gjatë ditës së sotme KAS vendosi rinumërimin e 114 kutive, nga 277 që ka qarku i Beratit në total. Opozita pritet që ta çojë në Kolegjin Zgjedhor ankimimet për vendimet e dhëna nga KAS.