Ish-deputeti Lefter Maliqi përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar çfarë po planifikon ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.
Nga shkrimi i Maliqit mësohet se Sali Berisha dhe Ilir Meta po përgatiten të marrin në dorë drejtimin e opozitës me synimin rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.
Postimi i plotë:
“Rikthimi i Metës në bazë, faktor kyç për fitoren e Opozitës. Bashkimi i tij me popullin e “2 Marsit”, me opozitën, socialistët e zhgenjyer, shoqerinë civile, kthen shpresën dhe besimin tek shqiptarët për një qeverisje demokratike dhe të ardhme të sigurt drejt BE-së.
Gjithë-dimensionaliteti i Metës, pozitiviteti i tij dhe energjia e pashterëshme e Doktorit dhe pjekuria e tyre së bashku, faktor kyç për fitore. Dyshja Meta-Berisha rikthen fitoren e padiskutueshme të opozitës, më fuqishëm se 2009-2013, me rreth 10 mandate me shumë. Bashkimi i gjithë frontit opozitar, nën drejtimin e dyshes së shpresës, besimit do t’i çel dritën jeshile zhvillimit, mirëqënies, sigurisë, demokracisë, pluralizmit politik, drejtësisë, kushtetutshmërisë, balancimit të pushteteve; do ndaloj shpopullimin dhe do rikthej rininë duke çuar vendin të sigurt në BE.
Fryma, shpresa, besimi dhe optimizmi po lind!
Puna e palodhur në bazë do na çoj në Fitore!”-shkruan Maliqi.