Nuk përmbahet Murrizi: Arben Kraja merr rrogë 8,000 euro, nëse ka frikë le të qërohet

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Myslim Murrizi thotë se ndërkombëtarët kanë harxhuar shumë për shqiptarët dhe për drejtësinë, duke marrë rastin e kreut të SPAK. Ai tha se Arben Kraja ka një rrogë mujore prej 8,000 eurosh dhe ruhet me roje e ka makinë zyrtare.

Nisur nga akuzat e fundit ndaj SPAK, se vepron pas urdhrave të Ramës dhe Ballës, ish-deputeti tha se nëse Arben Kraja ka frikë të bëjë punën e tij atëherë “le të qërohet”.

“Këta janë kokrra hajdutësh edhe pse lyejnë kokën me bojë. Se shoh që një pjesë thonë pse nuk vijnë të rinjtë. Të rinjtë që lyhen me bojë dhe lëpihen me ambasadorë nuk bëhen. Kanë dështuar plot 32 vite në vendin tonë.

Në politikë ka hajdutë dhe nëse këtu funksionin drejtësia pa urdhrin e Ramës dhe Ballës, mos belbëzojë Kraja ku i flasin këta, se kanë harxhuar qindra miliona ndërkombëtarët dhe shqiptarët sepse merr 8 mijë euro në muaj Arben Kraja dhe ka roje e makina. Nëse ka frikë të qërohet nga aty”, u shpreh Myslim Murrizi në “Ora e Betit”.

Zjarr Tv Ad