Ambientalisti Sazan Guri, ka qenë së fundi në qytetin e Beratit, ku ka kundërshtuar prishjen e pedonales së qytetit, për ta shndërruar në një parking nëntokësor. Sipas Gurit, qytetarët e Beratit janë shndërruar në pasiv, që nuk reagojnë për shkatërrimin e vlerave historike.
“Si djalë Berati sigurisht edhe në fushën që mbuloj nuk mund të ri pa reaguar. Kjo vepër ka kushtuar 1.2 milion euro dhe është inaguruar 6 vjet para kurse sot shkatërrohet. Sigurisht nuk jemi kundër zhvillimit apo projekteve apo veprave ndërtimore. Nuk mundet të besosh apo të jesh kaq i prapët apo kaq i palidhur me situatën kur 6vjet para u ndërtua një qëndër dhe sot ta shkatërosh.
E para parkingjet nuk ndërtohen më në qëndër të një qyteti, së dyti mund ta bënte tek lulishtja afër turizmit pranë bibliotekës ose posht axhensisë edhe këto janë në qëndr të qytetit, jemi kundra totalisht një administrimi kaq të dhunshëm të parasë publike.
Nuk ka vepra nëntokësore qoft parking mes qytetit, sepse ku do të shkarkoj ndotjet që do sjellin lëvizja e automjeteve. Ka plot mundësira për parkim s’ka pse të behet mes qytetit. Vizitorët duan të shikojnë qendrën muzeale, kalanë, lagjet muzeale dhe kjo nuk i shërben turizmit.
Por nuk mund të bësh parkim në qendër, kjo sjell ndotje njësoj si metalurgjiku. Pastaj a e dini se këtu poshtë Berati ka katokombet të cilët janë më të vjetër se Parisi. Nuk është bërë studim me inxhinierë.
Nuk ka inxhinier të shkatërroj historinë e madhe, siç është historiku i këtij qyteti për të bërë një gjë të vogël. Po kështu edhe në lidhje me prishjen godinës së shkollës. Nuk mund të bëj ndërtime përveç ambient publike.
Qytetarë të Beratit mos rini lokaleve dhe mos bërtisni në lokale por ngrini zërin dhe mbroni qytetin tuaj. Qytetarët e Beratit shullehen në diell, pinë kafe, takohen me grusht, vënë maska janë kthyer në qënie të çuditshme si budallenj…”, është shprehur Guri.