“Nuk pranoj të dëgjoj idiotësira”, Andi Bushati lë studion kur flet Lorenc Vangjeli, Peka ndërpret emisionin

0
234
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti, Andi Bushati ka lënë studion e emisionit ‘Çim Peka Live’ pas debateve të vazhdueshme me Lorenc Vangjelin.

Bushati është shprehur se Vangjeli fut kasetën e partisë dhe nuk di të pushojë më.

Bushati: Lorenc nuk i dëgjoj dot këto, ata që janë në shtëpi e ndërrojnë kanalin por unë nuk lejoj që të dëgjoj idiotësira.

Vangjeli: Ngrihu dhe ik, është gjëja më e mirë që do të bësh.

Peka: Pse po ikën Bushat cila është arsyeja?

Bushati: Po iki prej teje sepse ke përgjegjësinë që të mos lejosh idiotësira në emisionin tënd.

Peka: Nuk flas unë Bushat. por flasin të ftuarit.

Bushati: Ky fut kasetën e partisë dhe duhet ta dëgjoj unë, unë nuk jam spektator në miting.

Pas këtij debati mes tyre moderatori ka mbyllur emisionin ‘Çim Peka Live’.

Zjarr Tv Ad