Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, deklaroi pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë se grupi i tij ka artikuluar faktin që të shkohet drejt një kandidati fitues për zgjedhjet lokale.
Ai u shpreh se diskutuan për rioganzimin dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e 14 majit, të ndarë nga grupi i Rithemelimit, pra për të dalë me kandidatë më vete.
Alibeaj: Ne kemi mbajtur një qëndrim të thjeshtë, të mos përsëritet ajo që ndodhi në 6 mars. Duhet një kandidat fitues që të bëjë bashkë demokratë dhe strukturtat e PD. Për të qenë fitues ne duhet të gjejmë kandidat shëmbëlltyes. Zoti Bardhi bëri publike se cili ishte mekanzimi më i mirë për të fituar. Nëse synimi ishte i sinqertë për një kandidat duhet të ishte unanim.
Kam qenë i pari që kam mbështetur kandidimin me një kandidat, qëndrimi ynë e mori frymëzimin nga sjellja e përfaqësuesit tonë në Mirditë. Ne jemi për një kandidat fitues të bazës. Ne duhet të shkojmë në zgjedhjet lokale për të fituar. Nuk do të duhet që ata për çështje konkrete të tyre, të turbullohen nga diversiteti dhe ndarja.
Pyetje: Zoti Alibeaj, a mund të thoni troç pas këtij takimi që keni zhvilluar, Berisha do nxjerrë kandidatë përmes primarëve në 61 bashki të vendit. Ju do të nxirrni kandidat në 61 bashki apo në disa të tilla, po apo jo?
Alibeaj: Unë them troç atë që them gjatë gjithë kohës, troç është që ne duam, kemi pasur qëndrimin, kemi dhëne formula zgjidhje për të gjetur një kandidat që të jetë fitues. Cdo zgjidhje e njëanshme siç është ajo që ti the është e papranueshme. Unë e kam thënë që PD do futet në zgjedhje.Të premten do të mblidhet një tjetër Kryesi që synon këtë gjë. Nuk fitohet me matematikë, por me moral. Të fitohet me njerëz që ua duan të mirën demokratëve.