Nga Foltorja e Dibrës, Sali Berisha rezervoi një tjetër mesazh ndaj kryeministrit Edi Ramës. Ai tha se vendimi në SHBA ndaj tij u mori pasi ai doli kundër ‘republikës së Sorosit’.
“Sot drejtësia shqiptare është më e kapur se kurrë. Sapo u emërua në drejtim të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, vëllait të ministres i doli regjistrimi për 500 mijë euro që kishte bërë një takim me një mafioz që tani nuk ndjehet më. Ku është kjo çështje? E zhduku sapo u emërua. Janë tre gjykatës në Gjykatën e Lartë me veting top-sekret. Atë nuk mund ta shihni ju, nuk mund ta shohin qytetarët sepse janë të krimbur. Por ata janë gjykatësit e partisë që janë marrë peng nga Edi Rama.
Dvorani u shpall kampion i luftës kundër korrupsionit në botë, i cili pasi mori 17 mijë euro, dha 11 vendime në favor të Albtelekomit. Ky është kampioni i antikorrupsionit? Ky është mega-korruptor. Të gjitha këto vepra janë të lidhura me miliarderin Soros, një armik i demokracisë dhe të djathtës shqiptare. Nëse askush nuk ngrinte zërin, këtu do bëhej republika e Sorosit.
Ish-kreu i PD, në vend që të rreshtohej me republikanët amerikanë, ministri në hije i tyre e quajti vendimin ndaj meje një akt hakmarrës politik ndaj të djathtës shqiptare, por këto nuk kishin vlerë për ish-kreun e PD-së. Për të kishin vlerë kurthi dhe intrigat kundër Sali Berishës nga Soros dhe Rama. Që ditën e parë, iu drejtova gjykatës në Paris dhe padita për shpifje personin që më dizenjoi non-grata. Thashë që të sjellin çdo fakt dhe çdo provë. Por kurrë nuk pranoj fajësinë pa faj. Unë aq sa jam i përulur para të vërtetës, aq jam i pathyeshëm para mashtrimeve. Unë mbroj dinjitetin tuaj, mbroj dinjitetin e atyre që më kanë votuar dhe besuar. Unë kurrë nuk e pranoj një gjë që nuk e kam kryer. Mbetem përjetësisht mbrojtës i dinjitetit njerëzor,” tha Berisha.