Kandidati për kryetar të PD, Edvin Kulluri në një lidhje “skype” për studion e Fax News ka theksuar se demokratët nuk do arrinin asnjë rezultat pozitiv në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit duke hedhur fajin tek zhvendosja e vëmendjes e cila ishte përqendruar tek shkarkimi i Bashës nga posti i kryetarit.
Kulluri në analizën e bërë, arsyetoi se PD nuk mundi të fitonte kur ishte e bashkuar, ndërsa tanimë në gjendjen që ndodhej situata ishte edhe më e vështirë dhe se do të drejtonte partinë në një katastrofë natyrale. Sipas tij, edhe në “primaret” e organizuara në ditën e sotme ku u zyrtarizuan disa nga kandidatët e Komisionit të Rithemelimit për kryetar bashkie, nuk do kishte pjesëmarrje të madhe, vetëm për shkak se tashmë vëmendja ishte zhvendosur.
Kandidati për kryetar të PD, Edvin Kulluri: Ajo që presim është që në një parti të përçarë në dy kampe , nuk pritet asnjë rezultat i mirë për PD-në në tërësi. Edhe kur ishim të bashkuar nuk kemi fituar dot dhe jo më të pritet që të fitohen këto zgjedhje në 6 mars në këtë lloj situate që është PD. Një situatë konfliktuale me akuza dhe kundërakuza personale të paarsyeshme. Kj oështë e tepërt sepse nga debat politik është kthyer në personal. Mendoj se deri para një muaji debati ka qenë më racional. Tashmë kështu edhe votuesit largohen.
Pyetje: A mund të themi se Lulzim Bashës nuk i intereson të fitojë këto zgjedhje?
Kulluri: Së pari, Lulzim Basha nuk ka rëndësi nëse do apo jo t’i fitojë zgjedhjet sepse e ka krejtësisht të pamundur. Të njëjtën vlerësim kam për Rithemelimin të cilët kanë pasur më tepër mbështetje se Basha. Por e kanë pasur këtë mbështetje për të larguar Bashën jo për të hyrë në zgjedhje me kandidatë jo të propozuar nga ne. Besoj se do ketë humbje votash ne primaret e sotme. Ka marë një numër më i vogël anëtarësh sepse kemi një spostim të vëmendjes nga shkarkimi i Bashës tek ata se kush do jen të dytët më me shumë vota në zgjedhjet lokale pas atyre të PS. PD do pësojë një katastrofë natyrale por edhe grupi i Rithemelimit që ka shkarkuar Bashën sipas procedurës, nuk e ka shkarkuar dot nga pikëpamja zyrtare dhe në 6 mars, Basha do regjistrohet në zgjedhje si kryetar i partisë. Kështu që ka humbur rruga në të cilën u nis kjo sfidë në shtator.