Nuk punoj për lekë/ Bes Kallaku tregon nëse “Portokallia” e kërkoi të rikthehej…

0
189
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej disa muajsh, aktori Bes Kallaku, është edhe në rolin e moderatorit të spektaklit të humorit “Kosherja”, i cili trasmetohet çdo të dielë në ABC.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se rrënjët i ka krijuar nga “Portokallia”, por “Kosherja” e ka rritur profesionalisht. Besi ka theksuar se nuk punon për para, se në të kundërt nuk do kishte qendruar në pauzë për tre vite, por do të kishte pranuar ofertat.

 “Nëse unë deri më sot kam qenë rritur duke krijuar rrënjët nga ‘Portokallia’, në ‘Koshere’ e ndjeva veten në një stad tjetër, isha rritur, që nga roli i moderatorit dhe deri te editorialet e përjavshme. Unë me Altinin e njohim shumë mirë punë e njëri-tjetrit.  Jam ndjerë i rritur profesionlaisht. Jam ndjerë shumë komod dhe super i realizuar. Plus me aktorët e rinj me të cilët nuk kisha bashkëpunuar asnjëherë.

Ka pas një kimi mes Besit dhe Jonës që në fillim, edhe me aktorët e rinj ka pas një bashkëpunim si për pjesën e shkrimit të teksteve. Ka qenë një frymë që unë nuk e kam nisur për lekë. Unë kurrë nuk e kam parë këtë profesion për lekë, se të ishte për lekë nuk do rrija 3 vjet pushim pa emision”.

Sa i përket lajmit që do të rikthehet në “Portokalli”, Besi ka hedhur poshtë zërat, duke u shprehur se ngelin në kuadrin e thashethemeve.

“Gjithmonë flitet, një herë dy muaj thuhet se Xhensila është shtatzënë. Duan të na shohin prindër për herë të dytë. Edhe lajmi për “Portokallinë” nuk është i vërtetë, janë llafe”

Zjarr Tv Ad