Nuk respektoi sinjalistikën/ Ja si e pëson 31 vjeçari që tentoi të ko*rruptonte policinë…

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 31-vjecar i identifikuar me inicialet G.T., ka thyer sinjalin e semaforit dhe për pasojë, u ndalua nga patrulla e policisë. Në tentativë për të shmangur masën ndëshkimore, shoferi zgjodhi që t’i jepte r*yshfet dhe të ko*rruptonte efektivin me 5000 mijë lekë.

Kjo i kushtoi akoma më r*ëndë, pasi u arr*estua dhe do të d*ënohet për veprën p*enale “Korr*upsionit aktiv, ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i plotë:

Rrugoret e Kryeqytetit, kanë shtuar patrullimet policore në funksion të planit të veprimit, për parkimet e gabuara dhe shkeljen e semaforit.

Gjatë patrullimit parandalues policor, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë konstatuar drejtuesin e një automjeti me iniciale G. T, 31 vjeç,  se vazhdon lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit, i ka ofruar agjentit verifikues një kartmonedhë prerje 5000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.

Në këto kushte, është bërë menjëherë arr*estimi në flagrancë i shtetasit me iniciale G. T, për veprën p*enale, “Korr*upsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit P*enal.

#PoliciaRrugoreNëShërbiminTuaj #BashkëPërSigurinëTuaj

Zjarr Tv Ad