Nuk respektuan masat anti-COVID, gjobiten 791 qytetarë! 695 prej tyre pa maskën mbrojtëse në 24 orët e fundit

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia gjatë 24 orët e fundit për shkak të mos respektimit të masave anti-COVID ka gjobitur 791 qytetarë.

695 qytetarë janë konstatuar pa maskën mbrojtëse, ndërsa 96 prej tyre kanë qenë duke udhëtuar në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa maskën mbrojtëse.

 Policia e Shtetit: ‘U konstatuan pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 791 shtetas.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. 

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 695 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 96 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.’

Zjarr Tv Ad