Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kandidati i Primareve në Partinë Demokratike, për Bashkinë e Tiranës. Fatmir Merkoçi, mbrëmjen e sotme është shprehur se vendimin për kandidaturën e tij e ka marrë bazuar në kontributet e dhëna prej vitesh dhe për vlerat që ai ka brenda kësaj force politike.
“Kam kontribute dhe kam vlera. Nëse nuk do kisha kontribute dhe vlera nuk do kandidoja”, tha ai.
Gjithashtu, Merkoçi theksoi se nëse do të fitojë primaret dhe më pas do të zgjidhet kryetari i Bashkisë së Tiranës, u zotua se nuk do të lejojë që në kryeqytet të valvitet flamuri i LGBT-së. Për këtë u zotua pasi tha se është një person i cili nuk shkel mbi vlerat dhe sakrificat e popullit të Tiranës.