Ish deputeti i PD Aleksander Biberaj në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ka kërkuar aksion politik, protesta dhe rrëzim nga pushteti të Edi Ramës “me çdo kusht”.
Ish deputeti tha se nuk mund të shkohet sërish në zgjedhje me Edi Ramën në qeveri, të cilin e akuzoi se i vjedh ato siç nuk e ka bërë as Ramiz Alia dhe as Fatos Nano.
“Nuk e rrëzojmë Ramën me konferenca shtypi. Nuk ekziston cështja e zgjedhjeve. Si do e fitojmë ne Tiranën, Durrësin, Elbasanin kur ai ka gjithë pushtet e bandat dhe para?
Ne duhet t’i rrëzojmë me cdo mjet e kusht e cdo cmim, të gjithë duhet të bëhemi misionar. Ky është revolucion kjo është figura më e errët që ka nxjerrë historia.
S’dua që të ndodhë nesër të bëhen zgjedhjet e ti vjedhe ky prap. Aksioni politik është për ta përmbysur këtë monstër që të shkojmë në zgjedhje të lira”.
Biberaj tha se atë që ka parë në zgjedhjet e 6 marsit, nuk e ka parë kurrë në jetën e tij.
“Atë që kam parë më 6 mars s’e kam parë asnjë herë në jetën time. Jemi ndeshur, na kanë vu kallashin në fytyre, janë hedhur granata por që t’i blejë votuesit në origjinë e kam parë vetëm më 6 mars. S’e ka bërë Ramiz Alia as Fatos Nano e ka bërë ky monstra. Co ditë që rri në pushtet ky e cimenton pushtetin”.
Nga ana tjetër, një shqetësim që ngriti Biberaj ishte edhe çështja e ndarjes së PD-së, pasi deputetët që mbështesin ish kryetarin Basha janë zgjedhur me votat e demokratëve dhe tani bëhen “shtojcë e qeverisë”.
“Të gjithë me lidhjet shoqërore që kanë me anëtarët e grupit tonë parlamentar të përpiqemi të unifikohemi. Se po na prishin shumë punë ata kolegët tanë po bëhen si shtesat e parlamentit të kaluar. A ka mundësi të merremi me to? Të përpiqemi të gjejmë një gjuhë komunikimi se janë me votat e demokratëve janë deputetë me votat tona, si ka zgjedhur Basha, kemi votuar ne që të jemi të unifikuar”.