Pas shpalljes së listës së këngëtarëve, që do të prekin finalen e Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar, siç duket, ka pasur nga ata këngëtarë që kanë mbetur të pakënaqur, pasi nuk kanë mundur që të sigurojnë një vend, për në finalen e madhe.
Një ndër to është edhe këngëtarja Enxhi Nasufi, e cila e ka shprehur hapur pakënaqësinë, ndaj këtij festivali.
Këngëtarja, ka treguar se në finale; duhet të shkonin 16 këngëtarë, por papritur u shtuan edhe dy të tjerë.
“Do të ishin 16 finalistë, por rrugës u shtuan edhe 2, sepse bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme, ndarje tokash. Shumë brryla, shumë miq, … na 2 u shtuan rrugës dhe sigurisht nuk kishte vend për mua aty. Por shyqyr Zotit, isha lodhur me thënë të drejtën dhe doja të pushoja dhe jam shumë e lumtur që jam në shtëpi.
Megjithatë, nuk i dihet unë do të marr pjesë prapë në festival në të ardhmen, ndoshta në kushte dhe rrethana të tjera, por sigurisht vetvetja me sinqeritetin tim që më karakterizon, ku sipas shumë njerëzve, sinqeriteti është virtyt i budallait, por unë mendoj që jo dhe ngulmoj që jo. Kaq kisha suksese të gjithëve”, kështu është shprehur, Enxhi Nasufi.