“Nuk të nxjerr kjo në selamet, kot lodhesh”, Balla “përplaset” me Edmond Spahon për rendin e ditës: Je bërë zëdhënësi i opozitës

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seanca e sotme ka nisur me debate, ku deputeti Edmond Spaho, ka kërkuar që të ndryshojë rendi i ditës dhe të nisë me interpelancën e kërkuar nga deputetët e Komisionit e Rithemelimit, dhe jo me mocion të kërkuar nga PD, lidhur me rritjen e çmimeve.

Ai kërkoi që të paranohej kërkesa e tij, ndërsa nga maxhoranca iu përgjigj deputeti Taulant Balla, ku tha se Mocionet me debat janë një seancë e posaçme.

“Të ka hyrë Saliu brenda, mbaje çik më poshtë, mos e ngri deri këtu. Mocionet me debat janë një seancë e posaçme. Për axhendë u la që seanca e të enjtes të jetë në dy pjesë, pjesa e parë është mocioni me debat, kërkuar nga një grup i opozitës, dhe seanca e parë e të njëjtës ditë do të nisë me interpelancën e kërkuar nga pala tjetër”, tha Balla.

“Më çudisni që merrni fjalën për çështje brenda opozitës, nuk të nxjerr kjo në selamet, kot lodhesh. Sot nuk ka dy seanca, kemi një rregullore, e cila nuk lë asnjë shteg është e prerë, zhvillohet si pikë e parë e rendit të ditës, në seancën e parë të javës së ardhshme. Nuk ke për të nxjerrë gjë, apo të ka hyrë frika nga Berisha dhe… Del këtu dhe bën zëdhënësin e opozitës në thonjëza”, iu kundërpërgjigj Spaho.

Zjarr Tv Ad