Nuk të zë mallkimi i shqiptarëve, se je i vetëmallkuar

0
433
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Elona CASLLI

Rama lexova hartimin tënd të fundit. M’u duk veçse një alibi e dobët dhe asgjë më shumë. Sikur mos ta dija se isha në faqen tënde, atë bashkësi fjalish do e kisha ngatërruar lehtësisht me faqen e Erion Veliajt ( Gjallesës).

Në terminologjinë e mendimit të Veliajt gjenden shpesh fjalë të tilla si; ara, fiq, pushkë, sikundër gjendet shpesh prirja për viktimizim kur njerëzia e mallkon.

Në këtë pikë nuk ka nevojë të të mallkojnë shqiptarët Rama, (meqënëse ishe ankuar për mallkimin è tyre) pasi ke mallkuar veten.

A ka mallkim më të madh se të të ngatërrojnë me Erion Veliajn?! Unë besoj se jo.

Megjithatë, të kthehemi tek alibia jote ose tek hartimi yt i keq mbi Kosovën.

Ka disa fakte që e zhbëjnë alibinë tënde të dobët.

Fakti i parë është që ty nuk ta zë goja të falenderosh Kosovën që iu gjend pranë Kukësit në shuarjen e zjarreve ( pasi pagoi traun sigurisht) ndërkohë që Ministri yt i Punëve të Brendshme shtriqej krejt i qetë në bregun e detit.

Në të gjithë atë çarçaf nuk gjeta një fjali mirënjohjeje për Kosovën.

Fakti i dytë është që në të gjithë orvatjen tënde të dëshpëruar për t’u shfajësuar para opinionit publik, nuk komenton në asnjë çast ardhjen e Bregoviçit në Korçë.

Fakti i tretë dhe më kulminant, që ti e trajton si fakt dytësor ose me domethënie minimale, është fakti që Serbia nuk e njeh Kosovën dhe këmbëngul me kokëfortësi në këtë mosnjohje.

Fakti i tretë hedh në erë çdo diskutim dhe çdo tezë shfajësimi që ti dhe servilat e tu meďiatikë, përpiqeni t’u servirni dëshpërimisht shqiptarëve.

Dhe sikundër do të shprehej me të drejtë një Kosovar- Bregoviçi s’ka ç’lyp n’ Shqipni.

Dhe ti e di fort mirë këtë dhe ndaj nuk ke guximin ta komentosh ardhjen e tij, por e lë në heshtje.

Ardhja e Bregoviçit në Korçë është një provokim i fëlliqur në këtë çast kaq kritik.

Nëse Serbia do ta njihte Kosovën dhe do të ftohej një artist serb për të kënduar për të dhënë mesazhin e paqes, fillimisht duhet të këndonte në Kosovë dhe pastaj në Korçë. Pse?!

Sepse është e udhës që të respektohet ndjeshmëria e Kosovës në raport me Serbinë. Nuk mund ta paraprijmë ne marrëdhënien me Serbinë. Kosova duhet ta udhëheqë këtë marrëdhënie. Është kaq e thjeshtë.

Post Scriptum- Hartimi yt i keq ose alibia jote e dobët bind vetëm shpurën tënde, por kurrsesi njerëzit që kanë ende aftësinë të mendojnë dhe të gjykojnë për ngjarjet.

Zjarr Tv Ad