“Nuk tregon asnjë lloj respekti”, plas sherri mes Tabakut dhe Felajt: Nuk jam zemra jote…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbledhja e komisionit hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane në Kuvend është shoqëruar me debate të forta mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Ka qënë deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e cila ka debatuar me tone të larta me deputeten Ermonela Felaj.

Ermonela Felaj: Sill planin e hetimit a e ke gati planin e hetimit? Paraqite atë duam të dëgjojmë. Jo mo zemër po nuk kam nevojë…

Jorida Tabaku: Nuk jam zemra jote por zonja Tabaku.

Ermonela Felaj: Askush këtu nuk ka nevojë të mbrojë askënd.

Jorida Tabaku: Zv.kryetarja e parlamentit e merr fjalën me dhunë

Ermonela Felaj: Ju kur flisni bëni kujdes se në mënyrë direkte apo indirekte i cilësoni anëtarët…

Jorida Tabaku: Me qetësi zonja Felaj

Ermonela Felaj: Me qetësi

Jorida Tabaku: E shikoj

Ermonela Felaj: Ke gënjyer kur ke thënë që unë këtë cështje e njoh

Jorida Tabaku: Zonja Dhima të kërkoj ndjesë e kam të pamundur të menaxhoj zv kryetaren e Paralementit e di që doni të mbroni gjëra shunë të mëdha e di që është aferë shumë e madhe, por të flasim me qetësi.

Ermonela Felaj: Nuk tregon asnjë lloj respekti

Zjarr Tv Ad