Nuk u fut në rend dite projektligji i LSI për karburantet, Vasili: Ky parlament ka vdekur së ekzistuari! Felaj: Pikat janë miratuar në Konferencën e Kryetarëve…

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili është përfshirë sot në një debat me nënkrytaren e Kuvendit Ermonela Felaj, në lidhje me rendin e ditës. Kjo pasi Kuvendi nuk ka futur në rendin e ditës, projektligjin për karburantet, të propozuar nga LSI p[ër të cilin Vasili tha se është një emergjencë.

Debati mes tyre:

Vasili: Hetimin me shpejtësi projektligjin për heqjen e dy taksave për karburante, sot në sallë ka ardhur një akti normativ I qeverisë më 15 mars ndërsa nisjma jonë për këto ndryshime është paraqitur më datë 9, dhe sot e kësaj ditë nuk është prekur me dorë. Ësntë turp që parlamenti të rrëmbeje kompetenca, atë emergjencë që trajton opozita ta mbaj mënjanë.

Unë kërkoj që ky veprim skandaloz të mbajë qëndrim, këkroj që të shpreheni se pse ndodh kjo situatë e paprecedentë, emergjenca e hapat që ndërmeren nga opozita nuk shqyrtohen, por qeveria aktet e saj i kalon, parlamanti është prone e qeverisë. Të gjitha datat që referova janë aty dhe mund ti verfikoni. Ky parlament ka vdekur së ekzistuari, e shpërdoron si do vetë.

Faktet janë këtu dhe mund ti verifikoni.

Felaj: Kujtoj që ky kalendar është miratuar me konsensus në konferencën e kryetarëve. Ka realisht akte normative sesa projekt ligjet e propozuara. Kjo cështje ka marrë një përgjigje, në konferencen e ardhshme do ta shohim cështjen e tyre. Për cështjet e procedurës merret fjalë vetëm një herë.

Kuvendi vepron në bazë të kalendarit. Në rendin e ditës që nuk ka ka kaluar në komisionet parlamentare nuk mund të shqyrtohet, është një diskutoim pa fryt. Vasili: cështja për të cilën po diskutojmë ka të bëjë me emergjenca. Propozimi I opozitës trajtohet si rutinë kur është një emergjencë.

E kam shtuar në seancë, kam marrë mirëkuptimin se do kishte logjike, këtu mund të cmenden dhe mund ta trajtojnë pas 7 muajsh, si ajo e koncesioneve që ndejti 1 vit e gjysme.

Nuk ka dy emergjenca. Ndaj janë institucionet e Kuvendit. Në të kundërt parlamenti humbet funksionet. Për këtë iu bëra thirrje dhe shpjegimi juaj ska lidhje me këtë situatë. Është minimumi që mund të bëjmë për të shqyrtuar një emergjencë.

Zjarr Tv Ad