Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvilluan dy procese gjyqësore kundër kryebashkiakut Veliaj që të përbashkët kishin akuzën për shpifje.
Në fillim ishte seanca me Bashën dhe pastaj ajo me juristen dhe aktivisten e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Adriana Kalaja.
Të dy seancat u shtynë pasi nuk ishte as Veliaj dhe as avokatët.
Juristja Kalaja duke folur për mediat tha se kjo ishte seanca e parë për pajtimin, por Veliaj sipas saj nuk ka kurajon të përballet me deklaratat e tij dhe për çudi edhe avokatët sëmuren.
Por në gjithë këtë histori sipas saj personi më i sëmurë është Veliaj, duke zbuluar dhe sëmundjen nga e cila ai vuan.
Kalaja: Seanca e parë që ishte sot parashikohet të jetë një seancë pajtimi dhe në këto kushte gjykata kishte urdhëruar dhe prezencën e të akuzuarit prej meje, kryetarit të bashkisë Tiranë. Sot, nuk është e çuditshme, nuk mund të habitesh sa kohë që këto janë veprimet mëse normale të jetës së tij të përditshme që është kultivuar me gënjeshtra dhe mashtrime, është kultivuar që të godasë nën brez, është një burracak i paturpshëm dhe nuk ka kurajon të vijë dhe të përballet me ato çfarë ai deklaron.
Jo vetëm që nuk rezultonte që ai të kishte marrë dijeni dhe nosensensi tjetër ishte që i akuzuari prej meje nuk kishte marrë dijemi por avokatët e tij kishin marrë dijeni. Çuditërisht, rastësisht, avokatët sëmuren ditën e sotme dhe nuk mund të paraqiteshin në seancë gjyqësore. Në gjithë këtë histori personi më i sëmurë është Erion Veliaj, një person që vuan nga një sëmundje e rëndë, është sëmundja që ai nuk kalon dot 24 orë pa kryer një vepër penale.