“Nuk vjen njeri të na rrijë mbi kokë me 100 mijë lekë të vjetra”, tetraplegjikët protestojnë para kryeministrisë: As ilaçet nuk i rimbursojnë

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tetraplegjikët kanë dalë sot në protestë para kryeministrisë pasi ata nuk janë përmendur në projekt buxhetin e qeverisë dhe se të gjitha premtimet e dhëna deri më tani nuk janë mbajtur. Një nga përfaqësuesit e shoqatës tha për mediat se kërkesat e tyre janë të mbartura dhe se po përballen çdo ditë me një sërë problemesh, që nga mungesa e një kujdestari e deri të mos rimbursimi i energjisë elektrike.

Ai tha ndër të tjera se as ilaçet nuk i janë rimbursuar dhe është e turpshme se si qeveria shqiptare premton, por nuk kryen asnjë detyrim ndaj invalidëve.

“Ne si shoqatë e nisëm sot protestën sepse data 3 përkon me mbylljen esaj, jemi njohur me projekt buxhetin dhe vetëm invalidet nuk ishin prekur fare në këtë buxhet. Kërkesat tona janë të mbartura dhe janë premtuar që kur kryeministri e premtoi me ardhjen në pushtet.

Gazetarja: Sa paguhet një kujdestar për ju?

Qytetari:“Paguhet 100 mijë lekë të vjetra dhe nuk vjen njeri të na shërbejë me aq, ne i referohemi të gjithë parametrave ekonomikë në Europë dhe në botë, psh në Greqi njënkujdestar merr 600 euro ndërsa i joni që duhet të na rrijë mbi kokë 24 orë është e pamundur ta bëjë me atë pagë. Është hequr ligji për rimbursimin e energjisë elektrike, na e hoqi PD dhe Rama na e premtoi që në momentin qe partia e tij do të vinte në pushtet do na e kthente.

Ne nuk duam shumë lekë por duam të ecim e të integrohemi në shoqëri. Kemi kërkesa elementare dhe të realizueshme, implementimi i tyre lë shumë për të dëshiruar.

-A ju janë rimbursuar ilaçet?

–Jo dhe qeveria nuk po kryen asnjë detyrim të saj ndaj nesh. Siç e dini dhe ju, shumica kanë nisur procedurat ligjore që të marim atë që na takon.

Zjarr Tv Ad