“Nuk votohet vrasësi”, Erion Braçe sulmon ashpër Bashën

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvëndëskryeministri Erion Braçe i është kundërpërgjigjur liderit demokrat, Lulzim Bashës, i cili deklaroi dje nga Mati se kryeministri Edi Rama duhet të largohet, ndërsa listoi edhe 17 arsye se pse duhet ta bëjë  ai këtë veprim.

Duke hequr vija paralele me kryeministren britanike, Theresa May, e cila tha se do të largohet në 7 qershor pas dështimit me Brexit, Basha tha se nëse Rama do të kishte vetëm pak nder, kryeministri duhej të ishte larguar nga detyra.

Kjo deklaratë e Lulzim Bashës ka sjellë reagimin e Braçes, i cili i kujton liderit demokrat protestën e 21 janari 2011. Ai shkruan se qeveria e asaj kohe vrau katër protestues të pafajshëm.

Postimi i Braçes:

“Lulzim Basha paska folur per nder e dinjitet gjate ushtrimit te detyres ose banalisht gezimit te pushtetit! Po a ka nder e dinjitet nje minister qe pushkaton ne mes te dites, ju merr jeten qe zoti ua fali, kater qytetare pa faj qe protestonin kunder menyres se ushtrimit te pushtetit prej tij?

A ka nder e dinjitet po i njejti minister qe-sic deshmon presidenti i republikes i kohes, perdori gjithe pushtetin per te penguar, deshtuar e ne fund moslejuar hic, hetimin e krimit me barbar ne bulevardin e Tiranes qysh nga koha e fashizmit? Nderi e dinjiteti mos egzistofte kur per to flet nje vrases i tille! Kush cenon nje mandat popullor-legjitimitetin e certifikuar nderkombetarisht te tij,  per ministrin qe pushkatoi kater burra te pafaj ne mes te bulevardit, duhet ta harroje se mund ti flase per demokraci, rregull e ligj, cilitdo qytetari ne kete vend!

Nese ka nje arsye qe ky eshte sot ne opozite, i pavotuar nga shqiptaret, nese ka nje arsye qe ky nuk do zgjedhje por pushtet ne tavoline permes dhunes barbare prej fashisti, ajo eshte unike: NUK VOTOHEN VRASESIT! Ne cdo kohe!”- shkruan Braçe nw “Instagram”.

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad