“Nuk votoj më 30 qershor”, Flutura Açka: S’ka burg që më mban!

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkrimtarja Flutura Açka ka deklaruar nga Holanda se nuk do të votojë më 30 qershor.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, shkrimtarja Açka sqaron arsyet pse ka vendosur të mos votojë, duke thënë se refuzon të bëhet dorëzanë e rikthimit të diktaturës dhe e një regjimi që i ndau, përtalli e vodhi shqiptarët.

Ajo sfidon nga Holanda, teksa poston disa foto të burgut famëkeq të Burrelit dhe shprehet se nuk ka burg që e mban më brenda para së drejtës së saj.

Edheunë nuk do të votoj! Sepse refuzoj të bëhem dorëzanë e rikthimit të diktaturës, sepse e refuzoj një regjim që i ndau, i përtalli, i vodhi shqiptarët, sepse refuzoj një sekt mavi që luan me të kuqen e flamurit tonë kur e ndjen neverinë tonë ndaj bojës së tij, sepse nuk ka burg që më mban më brenda para së drejtës sime, sepse Lirinë nuk na e dhuroi asnjë regjim, klikë a loser, por e fituam vetë, sepse ne, “stoku antik i Europës”, siç shkruante më 1914 Arthur Moore, ne europianët e substancës së saj, nuk ka forcë që na vë më gardhe e tela me gjemba, sepse të votosh këtë regjim, voton fundin e Lirisë tënde.

Fotoja 1. Peshkopia sot, aty ku parrulla e dikurshme “Shqipëria shkëmb graniti” që salduan etërit e bijve një kat më poshtë, është ronitur dhe është kthyer në glasore për korbat. Në xhiron e qytetit nuk duken pari as ish-kryetari brekegrisuri, as kryetari ndergrisuri nga përgjimet e fundit e vjedhjes së votave, akt që turpëroi Dibrën dhe dibranët. Fotoja 2: Burgu famekeq I Burrelit”, shkruan shkrimtarja Açka.

Zjarr Tv Ad