Numër i lartë aksidentesh edhe javën e dytë të shtatorit, Urgjenca: 139 raste

0
3

Edhe java e dytë e shtatorit ka shënuar një numër të lartë aksidentesh, 139 të tillë në të gjithë vendin. Fatkeqësisht gjatë javës që lamë pas janë regjistruar 7 aksidente me pasojë vdekjen. Edhe pse sezoni turistik ka përfunduar, numri i aksidenteve mbetet ende shumë i lartë.
Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore bën thirrje të tregoheni të kujdesshëm dhe të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, pasi kjo është e vetmja mënyrë për shmangien e tragjedive, sidomos ato me pasojë vdekjen.

Aksidentet sipas qarqeve:

Tiranë: 59 aksidente.
Durrës: 10 aksidente.
Berat: 6 aksidente.
Elbasan: 8 aksidente.
Fier: 5 aksidente.
Gjirokastër: 3 aksidente.
Korçë: 10 aksidente.
Kukës: 4 aksidente.
Lezhë: 6 aksidente.
Shkodër: 10 aksidente.
Vlorë: 16 aksidente.
Dibër: 2 aksidente.

QKUM bën thirrje për ndërgjegjësim dhe tregoni kujdes në ndjekjen e disa rregullave dhe këshillave:
1.Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor si edhe sinjalistikën vertikale dhe atë horizontale.
2.Kontrolloni gjithmonë mjetin përpara se të niseni.
3.Respektoni shpejtësinë e lejuar edhe nëse është e nevojshme ngadalësoni shpejtësinë.
4.Vendosni gjithmonë rripin e sigurimit.
5.Mos i mbani fëmijët në sendiljen përpara apo në krahë.
6.Fëmijët i vendosni me rripat e sigurimit në sendiljet përkatëse.
7.Nëse udhëtoni natën, sapo të keni shenjat e para të gjumit, ndaloni dhe pushoni.
8.Mos parakaloni në zonat urbane.
9.Nëse shikoni një makinë që ka ndaluar ose që ngadalëson shpejtësinë, duhet ta bëni edhe ju, pasi mund të ketë këmbësor duke kaluar.
10.Qytetarë edhe nëse jeni në vijat e bardha, sigurohuni që drejtuesi i mjetit t’ju ketë parë.
11.Ju drejtues të biçikletave dhe motorrëve përdorni gjithmonë kaskat mbrojtëse si edhe sigurohuni që drejtuesi i mjetit t’ju ketë parë.
12.Mos drejtoni automjetet nëse keni konsumuar pije alkoolike apo lëndë narkotike.
13.Mos drejtoni autumjetet nëse keni marrë ndonjë qetësues.
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore bën të mundur kontrollin dhe monitorimin në kohë reale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.