Nuk është hera e parë që ndodh gabimi në numërimin e votave në Eurovizion. Edhe këtë vit, kështu ka ndodhur. Lajmin e ka publikuar faqja zyrtare e Eurovizionit, duke lajmëruar se pas rillogaritjes së pikëve, renditja ka ndryshuar. Pas numërimit të votave edhe një herë, ky është rezultati i saktë dhe final i natës finale. Shqipëria u rendit në vendin e 17-të.
EBU është përgjigjur rreth gabimit në votimin e jurisë së Bjellorusisë në Eurovizion Song Contest 2019. Ata tashmë kanë sqaruar gabimin që është bërë dhe rezultati ka ndryshuar. Kështu, Maqedonia e Veriut shpallet fituese e jurisë së profesionistëve duke u ngjitur një pozicion më lart në klasifikimin përfundimtar dhe Shqipëria renditet në vendin e 17-të.
“Votat e jurisë së Bjellorusisë u rrëzuan pas zbulimit të tyre nga një anëtar i jurisë që është në kundërshtim me rregullat e ESC. Për të qenë në përputhje me rregulloren e votimit, EBU bashkëpunoi me partnerin e tij të votimit për të krijuar një rezultat të përmbledhur (të llogaritur në bazë të rezultateve të vendeve të tjera me të dhëna të ngjashme votimi), që u miratua nga monitoruesi i votimit Ernst & Young, të përcaktojë votën e jurisë bjelloruse për finalen e madhe. EBU mund të konfirmojë që kemi zbuluar se për shkak të një gabimi njerëzor është përdorur një rezultat i gabuar. Kjo nuk ka ndikim në llogaritjen e pikëve që vijnë nga televotimi për të gjithë 41 vendet pjesëmarrëse. Si rrjedhojë, kjo nuk ndikon as te fituesi i përgjithshëm dhe as te katër këngët e renditura në vendet e para, të cilat mbeten të pandryshuara.”