“Numëruesit po kryejnë parregullsi të rënda”, paralajmëron Doda: Provat do dërgohen në SPAK

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidatja për deputete e PDIU-së, Mesila Doda ka deklaruar se nga informacionet e fundit që i kanë ardhur nga vëzhguesit, numëruesit po kryejnë parregullsi të rënda gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo shprehet se vota të pavlefshme po konsiderohen për llogari të kandidatëve të ndryshëm, ndërsa shtoi se i bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë tavolinat e numërimit.

Doda paralajmëron se të gjithë abuzuesit do përballen penalisht dhe provat do të dërgohen në strukturat e SPAK.

Postimi i plotë:

Nga informacionet e fundit qe vijne nga vezhguesit tane, numeruesit po kryejne parregullsi te renda gjate procesit te numerimit te votave te kandidateve. Vota te pavlefshme apo te partive qe nuk kane marre mandat po konsiderohen per llogari te kandidateve te ndryshem.

Ftojme organet e drejtesise te hetojne paraprakisht ne tavolinat e numerimit. Paralelisht ne po krahasojme pamjet e filmuara qysh ne numerimin e pare te kutive, me procesverbalet per kandidatet dhe partite. Te gjithe abuzuesit do perballen penalisht dhe provat do dergohen ne strukturat e SPAK.

Zjarr Tv Ad