Projekti është një faqe interneti “njekomb” ku për tre muaj janë regjistruar mbi 430 mijë shqiptarë. Axhanela ka treguar për TCh idenë e tij dhe synimin e projektit. “Ideja për ta filluar këtë projekt ka ardhur si rezultat i faktit që jam i sigurt se mbi 95 për qind e shqiptarëve e kanë pasur në mendje që sa herë kanë shkuar diku jashtë kanë pyetur veten së paku njëherë: sa shqiptarë janë këtu? Domethënë, krejt kjo ka ardhur si nismë e fillimit të këtij projekti. Projekti ynë njëkomb është projekt që synon të identifikojë të gjithë shqiptarët nëpër botë dhe ku ndodhen ata”, tregon ai.
Megjithatë sipas të dhënave të fundit, shqiptarët në shumë vende të botës janë me mijëra. Më poshtë ju sjellim në statistika përafërsisht se sa shqiptarë jetojnë nëpër botë.
Shqiptarët në Gjermani: 450.000
Shqiptarët në Zvicër: 300.000
Shqiptarët në Suedi: 70.000
Shqiptarët në Danimarkë: 12.000
Shqiptarët në Belgjikë: 60.000
Shqiptarët në Itali: 800.000 – 1 milion.
Shqiptarët në Angli: 100.000
Shqiptarët në Amerikë: 200.000-800.000 (1.000.000)
Shqiptarët në Siri: 10.000
Shqiptarët në Turqi: 5.000.000
Shqiptarët në Argjentinë: 50.000
Shqiptarët në Kanadë: 35.000
Shqiptarët në Ukrainë: 50.000
Shqiptarët në Finlandë: 9.000
Shqiptarët në Rumani: 10.000
Shqiptarët në Hungari: 1.500
Shqiptarët në Bosnjë: 5.000
Shqiptarët në Bullgari: 300
Shqiptarët në Kroaci: 18.000
Shqiptarët në Sloveni: 8.000
Shqiptarët në Serbi: 65.000
Shqiptarët në Mal të Zi: 32.000
Shqiptarët në Greqi: 1.200.000 (5.000.000)
Shqiptarët në Maqedoni: 800.000
Shqiptarët në Kosovë: 1.700.000
Shqiptarët në Shqipëri: 2.800.000