Gjyqi për 18-vjeçarin Daniel Dobrën i cili akuzohet se plagosi me kapsollë efektiven Ina Nuka, vazhdon me dyer të mbyllura. Ka qenë ky vendimi i togave të zeza, të cilët kanë vendosur të nxjerrin jashtë deputetët e opozitës.
Sipas informacioneve që përcjell selia e PD-së, thuhet se gjyqtari i nxori me forcë deputetët. “Gjyqtari nuk dha ndonjë arsye ligjore ku e mbështeste një vendim te tille. Klima para seancës duket e tensionuar, ndërkohë qe i riu i arrestuar per plagosjen e polices raportohet se e ka dorën të fashuar me dyshimin se ne komisariat i kane thyer gishtat me gjakftohtësi, si shenje hakmarrjeje”, thuhet në reagimin e PD-së.
“Dhuna është fytyra e vërtetë e qeverisë kriminale “Rama”. Danjeli që protestonte për banesën dhunohet barbarisht në furgonin e policisë së shtetit. Askush të mos ja falë Edi Ramës dhimbjen e këtij djali dhe të gjithë familjeve të Unazës së Re!”, shkruan Mehmetaj.
Deputeti demokrat Flamur Noka ka folur jashtë gjykatës pasi nuk u lejuan të marrin pjesë në seancën për caktimin e masës së sigurisë për 18-vjeçarin. Ai e quajti veprim cubash të shtetit që po jep shpirt.
“Ky nuk është veprim i ligjit dhe shtetit ligjor. Është veprim cubash të veshur me kapele dhe çizme polici. Veprimi i cubave të shtetit që po jep shpirt. E gjitha për të fshehur dhunën dhe barbarinë që banda e Edi Ramës e veshur me uniformë ka ushtruar ndaj këtij djaloshi. Prandaj u bë me dyer të mbyllura. prokurori Edi Rama së bashku me gjyqtarin Edi Rama nuk mund ta fshehin. Kjo është fytyra e këtij shteti”, deklaroi Noka.
I pyetur nëse do vazhdojnë të mbështesin qytetarët e Unazës së Re, Noka tha se s’do e lejojnë kryeministrin që të nxjerrë banorët nga shtëpitë.
“Opozita është e unifikuar për të mbështetur deri në fund banorët e Unazës, janë qytetarë të Tiranës dhe meritojnë gjithë respektin dhe të kenë shtëpinë e tyre. Ata që kërkojnë t’i nxjerrin si qen qytetarët ne do t’i ndalojmë. ne jemi që çdo kush të kompensohet deri në një. Mundi i tyre nuk mund të shkelet me këmbë as nga Edi Rama e as nga dylberët rreth tij”, tha deputeti i PD.