Ekipet e shpëtimit në Kinë kanë arritur të nxjerrin nëntë minatorë, të cilët mbetën të bllokuar 600 metra nën tokë për dy javë, raportojnë mediat shtetërore.Ata u bllokuan aty që kur një shpërthim mbylli tunelin hyrës në minierën e arit Hushan në provincën Shandong më 10 janar.Fillimisht u raportua për njëmbëdhjetë minatorë që i mbijetuan shembjes, por pak më vonë njëri prej tyre vdiq.Ekipet e shpëtimit bënë të mundur vendosjen e një lidhje telefonike me ta, ndërsa ilaçet dhe ushqimi ua ulnin poshtë përmes një tuneli të gjatë dhe të ngushtë.Shkaku i shpërthimit që bllokoi hyrjen e minierës ende nuk dihet.Pamjet televizive treguan se minatori i parë doli në sipërfaqe, ndërsa punëtorët e urgjencës brohorisnin. Atij iu lidhën sytë për tu mbrojtur nga drita dhe u dërgua menjëherë në spital për mjekim.Minatori i nxjerrë në sipërfaqe ishte “jashtëzakonisht i dobët”, raportojnë mediat.Rreth një orë pas shpëtimit të tij, tetë minatorë të tjerë u nxorën nga një seksion tjetër i minierës. CCTV tha se një nga minatorët midis këtij grupi u plagos.Dy të tjerë besohet se janë ende gjallë brenda minierës, në pritje të shpëtimit.Fati i një grupi të dytë prej 11 minatorësh të bllokuar nga shpërthimi është i paqartë – autoritetet nuk kanë qenë në gjendje të komunikojnë me ta pavarësisht uljes së ushqimit dhe mesazheve në zona të tjera të minierës.Minatori i parë që u nxor nga miniera ishte bllokuar në një pjesë të ndryshme të minierës së arit tek grupi kryesor prej 10 minatorësh që kanë marrë ushqim dhe ilaçe për ditë me radhë.Përpjekjet e shpëtimit u përshpejtuan pasi gërmimet për hapjen e një tuneli për të arritur tek ata pritej të zgjaste me javë.Grupi i zbuluar gjallë u tha shpëtimtarëve se kishin krijuar komunikim me një minator të vetmuar rreth 100 metra poshtë tyre, por që atëherë kishin humbur lidhjet me të
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...