Nxirret i pajetë nga Drini i Zi trupi i një të mituri

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Lumin Drin i Zi, ku mësohet nga burimet se është mbytur një i mitur.

Mësohet se ai është nxjerrë nga lumi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Selane, pranë Peshkopisë.

Grupi hetimor i policisë ka shkuar në vendngjarje për të hetuar shkaqet e mbytjes së të riut.

Kujtojmë se pak minuta më parë, Faxweb.al raportoi për një tjetër ngjarje të rëndë ku një 30-vjeçar, babai i një vajze i nxjerr i pajetë nga Lumi Vjosë ku ishte futur për t’u larë.

Zjarr Tv Ad